Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

2019/03/22 - 3:20

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Istogut i kryesuar nga  kryesuesi  Qaush Balaj në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit financiar për vitin fiskal 2018, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për dhënien  në shfrytëzim afate shkurtër të pronës Komunale me ankand publik për njësit kadastrale: Njësia kadastrale Nr.00586-0,Njësia kadastrale Nr.00587-0, Njësia kadastrale Nr.00393-0 Njësia kadastrale Nr.00400-0, Njësia kadastrale Nr.00982-0, Shqyrtimi i raportit të punës së 6 mujorit të ndërmarrjes së Stacionit të Autobusëve, Shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim- Ndryshim të Rregullores për ndarjen e bursave,Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit  të kryetarit të komunës për nismën e bashkëpunimit  ndërkomunale në fushën e realizimit të projekteve të gjitha këto pika i kalohen kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet  në muajin Prill  2019.