Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

2019/04/23 - 1:28

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së. Pika të rendit të ditës të kësaj mbledhje ishin: shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit të kryetarit të Komunë për shpalljen qytetar nderit, Gjeneral Majorin z. Timothy Orr, agjutant i përgjithshëm i gardës nacionale në IOWA (Ajova), shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e parë (Janar- Mars) të vitin fiskal 2019, shqyrtimi dhe miratimi i destinimit të mjeteve të bartura nga viti 2017 – 2018 në vitin 2019, shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), shqyrtimi dhe miratimi i rishqyrtimit të rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i rregullores komunal për ndarjen e bursave, shpallja në diskutim publik e rregullores për hapjen e kutisë së ankesave në institucionet edukativo arsimore në komunën e Istogut, shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit të Kryetarit të Komunës për formimin e komiteteve konsultative: Komiteteve konsultative për Arsim, Komiteteve konsultative për Shëndetësi, Komiteteve konsultative për Shërbime Publike.

Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim. Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Maj 2019.