Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

2019/06/21 - 1:08

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari i komunës Agim Ademaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së. Pika të rendit të ditës të kësaj mbledhje ishin: shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2020-2022, shpallja në diskutim publik e plotësim – ndryshimit të rregullores komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Istogut, shpallja në diskutim publik e projekt – rregullores për transparencë dhe Plani i Punës së Veprimit, shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimeve të kryetarit të komunës për këmbimin e pronave të paluajtshme të komunës më prona private.
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.