Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

2019/02/21 - 3:16

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Istogut i kryesuar nga  kryesuesi Qaush Balaj në mbledhjen e sotme  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt –Rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba, Shpallja në diskutim publik për Plotësim Ndryshim e Rregullores për ndarjen e bursave, Shpallja në diskutim publik  e Projekt – Rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët, të gjitha këto pika i kalohen kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet  në muajin Mars 2019.