Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës
2023/07/20 - 2:30
Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2023;
3. Njoftimi me raportin e punës së Kryetarit të Komunës për 6 mujorin e parë të vitit 2023;
4. Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2022 dhe planit të Veprimit për Eliminimin e të metave të rekomanduara nga AP;
5. Shqyrtimi i Raportit të punës së NPL “ Ambienti “ për 6 mujorin e parë të vitit 2023;
Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe Shqyrtimi dhe miratimi i bartjes së mjeteve financiare të pa shpenzuara nga vitet 2022 e më herët.
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.