Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut bën shpërndarjen e fidanëve të kumbullës dhe qershisë

2022/11/25 - 6:18

Sot është bërë shpërndarja e fidanëve të kumbullës dhe qershisë

Me këtë rast, 22 pemëtarë kanë përfituar fidane të kumbullës dhe të qershië, në pakon e cila përveç fidanëve, përfshinë sistemin e ujitjes dhe gërshërët elektrikë për krasitje.

Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, i përgëzoi përfituesit  nga thirrja publike, dhe tha se qeverisja e jonë do të vazhdojë të mbështes bujqësinë me gjithë sektorët e saj.

Drejtori për Bujqësi, Hidroekonomi dhe Pylltari, Astrit Hajrizaj, tha se do të ketë edhe thirrje të tjera publike, në kuadër të mbështetjes dhe ndihmës se bujqve e fermerëve të komunës sonë.