2023/07/06 - 2:32
Drejtoria për Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova kanë shpërndarë sot 100 pako me nga 7 kg mish për familjet në nevojë duke përfshirë këtu ato familje që janë nën asistencë sociale.
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale Merita Bytyqi tha se kjo është një ndihmë e vogël për këto familje në nevojë.
Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove është bërë nga lista e familjeve në asistencë sociale, të cilën e posedon Drejtoria për Mirëqenie Sociale.