Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut dhe kompania Shell Kosova nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

2019/05/02 - 11:22

Kryetari i komunës Haki Rugova dhe përfaqësuesi i kompanisë Shell  Kosova kanë nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit, me qëllim të përkrahjes dhe motivimit të fermerëve për punim të tokës dhe  përmes kësaj të arrihet edhe deri tek zbutja e papunësisë.

Fermerët të cilët janë në regjistrat e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Hidroekonomisë, kompania Shell Kosova nga fitimi i vet që realizon gjatë shitjes ofron zbritje të çmimeve të derivateve prej 0,05 €/litër (5 cent për litër) të naftës këtyre fermerëve.