Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut dhe PEN nënshkruan memorandum bashkëpunimi

2018/12/19 - 12:36

Nënkryetari i komunës Agim Ademaj dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit të edukatorëve bashkëmoshatar PEN, Bujar Fejzullahu kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim të krijimit të bashkëpunimit në mes të komunës së Istogut dhe PEN për promovimin e gjithëpërfshirjes sociale, fuqizimin e të rinjve, formimin e rrjeteve profesionale me të rinjtë dhe mbështetjen e të rinjve si dhe zbatimin e iniciativave në komunitet ku synohet realizimi i përbashkët i projektit “Social Act”.