Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut dhe Terre des hommes-delegacioni në Kosovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

2018/10/09 - 1:36

Nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj  si dhe përfaqësuesit  e Terre des hommes-delegacioni në Kosovë kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi më qëllim të përmirësimit të qasjes dhe përfshirjes sociale në arsimin fillor të fëmijëve nga radhët e komunitetit rome,ashkali dhe egjiptas si dhe grupeve tjera të cenueshme përfshirë këtu edhe fëmijët e riatdhësuar . Përmes kësaj marrëveshje parashihet promovimi dhe fuqizimi i mbrojtjes së të drejtave të tyre si dhe sigurimi i  integrimit të tyre të plotë në shoqëri.

Kjo marrëveshje do të implementohet përmes projektit ”Përfshirja sociale për romët,ashkalinjë dhe egjitasit dhe grupet tjera të cenuara në Kosovë”.