Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut, formon ekipin ndër sektorial për kordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve preventive për parandalimin e COVID-19

2020/03/13 - 11:51

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka mbledhur sot bordin e drejtorëve, me qëllim të formimit të ekipin ndër sektorial për koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve preventive për parandalimin e COVID-19, e gjithë kjo në kuadër të vendimit të Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe  marrjen e masave për infeksionit Korona Virus. Ekipi është formuar me vendim të Kryetarit dhe në përbërje ka fushën  e shëndetësisë, shërbimeve publike, arsimit, inspektoratit, Policisë së Kosovës dhe Kryqit të Kuq. Detyrë e këtij ekipi është që secili në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore, të ndërmarr masat e nevojshme për parandalim të përhapjes së korona virusit në komunën e Istogut. Ky ekip do jetë i angazhuar 24 orë dhe do veproj në bazë të rrethanave dhe situatës së krijuar në teren.