Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut ndanë 400 koshere me bletë

2021/07/09 - 11:24

Komuna e Istogut ka bërë sot shpërndarjen e 400 koshereve me bletë ku përfituan 200 fermer bletarë.
Komuna e Istogut  në vazhdimësi ka përkrahur sektorin e  bujqësisë duke i dhënë kështu prioritet kësaj fushe ku sot bëri edhe ndarjen e këtyre koshereve me bletë për ti dal në ndihmë fermerëve bletarë.

Ndërkaq përfituesit e shoqërive të bletëve u shprehën të kënaqur me përkrahjen që komuna po ju ofron atyre.

 Ky projekt komunal është realizuar nga subvencionet e Komunës së Istogut, vlera e të cilit është 35.000 euro.