Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut në hartën e destinacioneve turistike në nivel ndërkombëtar

2020/10/06 - 3:57

Është bërë sot prezantimi i Pakos Turistike të Komunës së Istogut nga Klubi Alpin “Podguri” e cila paraqet mundësi të reja për turistët të cilët vendosin të vizitojnë komunën e Istogut, për zhvillimin e aktiviteteve rekreative, turistike, sportive, shëndetësore, arkeologjike dhe kulturore. Fal punës, përkushtimit dhe angazhimit të anëtarëve të klubit Alpin “Podguri” dhe donatorit UNDP,  komuna e Istogut tashmë është pjesë e hartës së destinacioneve turistike në nivel ndërkombëtar. Kryetari i Komunës Haki Rugova shpreh falënderimin e tij për Klubin Alpin “Podguri “ për punën dhe kontributin e tyre për promovimin e aktiviteteve turistike të komunës së Istogut.