Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut përfituese e donacionit humanitar nga Shoqata Humanitare “KIF Liria “

2021/08/12 - 10:33

Nënkryetari i Komunës Agim Ademaj së bashku më Xhafer Balaj si përfaqësues i shoqatës Humanitare “KIF Liria “ kanë nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit me qëllimin e përmirësimit të kushteve të punës, rritjen e efikasitetit në shëndetësi në komunën e Istogut si dhe përmirësimin e kushteve për persona me nevoja të veçanta përmes bashkëpunimit të ndërsjellë me komunën e Istogut për sjellën e një donacioni nga Suedia donacion humanitar nga shoqata Humanitare “KIF Liria “, që përmban aparaturë medicinave , material shpenzues medicinal si dhe pajisje tjera për punëtorët shëndetësore dhe personat me nevoja të veçanta. Vlera e përafërt e donacionit llogaritet rreth dyqind mijë euro.