2022/11/09 - 3:47
Komuna e Istogut ka pranuar një donacion prej 10 (dhjetë) Shporet për ngrohje, 5 (pesë) lavatriçe dhe 50 (pesëdhjetë) pako ushqimore nga Islamic Relief Kosova, të cilat do të shpërndahen për familjet me nevojë në komunën e Istogut.
Gjatë ceremonisë së pranimit ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Mertia Bytyçi, e cila ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.