Republika e Kosoves

Istog

Komuna e Istogut , shënohet 7 Marsin Ditën e Mësuesit

2020/03/06 - 2:10

Me një solemnitet rasti komuna e Istogut ka shënuar 7 Mars ditën e Mësuesit. Me këtë rast kryetari Haki Rugova, përshëndeti të gjithë të pranishmit që ishin mbledhur dhe u uroj këtë ditë të shënuar, ditën e Mësuesit duke vlerësuar lartë punën dhe kontributin e dhënë ndër vite të gjithë mësimdhënësve edhe në kushte shumë të vështira që edhe në mënyrë vullnetare kanë punuar dhe janë angazhuar për ngritjen e nivelit të arsimit.

Ndërkaq Hajrush Shoshi, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit duke përshëndetur dhe uruar të gjithë të pranishmit për ditën e mësuesit ka përkujtuar fillet e shkollës shqipe që nga themelimi i shkollave të para shqipe.

Me këtë rast, kryetari Haki Rugova dhe drejtori i DAK-ut  Hajrush Shoshi, kanë ndarë mirënjohje për punëtorët e Arsimit, Hyrije Sylaj, Hanife Haskaj, Zenun Bujupi, Gjyke Camaj, Vlore Kabashi, Serbeze Cakutaj, Samire Hajzeraj, Ramadan Balaj, Skender Podrimaj,  Aze Demaj, Hatmane Mavraj, Xhemile Avdiaj, Raze Buleshkaj, Maxhun Osmanaj, Isa Morina, Tahir Ademaj, Bardh Shatri, Malush Beqiraj, Zymer Zeqiraj, Rrahime Lipaj, Nurije Bajraktaraj, Fetah Fetahaj, Brahim Buleshkaj, Sadik Ibrahimaj, Sadik Hasanaj, Isa Kabashi, Nafije Zenelaj, Fatmushe Manaj, Hatixhe Bicaj, Brahim Metaj, Shaban Bujupi, Gani Alihajdaraj, Shaban Rexhaj, Hazir Muzliaj ndërsa post mortum u nda mirënjohje për Shkurte Hyseni.