2022/08/01 - 9:16
Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, Komuna e Istogut është duke vazhduar punimet për përmirësimin e gjendjes aktuale të rrugëve në të cilat janë shfaqur dëmtime dhe që ishin vështir të kalueshme.
Këto ditë po bëhet rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugës Kaliqan – Beleg.
Aktivitetet punuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u bazuar në raportimet dhe kërkesat e qytetarëve të Istogut.