Republika e Kosoves

Istog

Komunikatë Senzibilizuese

2019/12/18 - 10:30

Bazuar në dispozitat nenit 17 pika  e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 82 teLigjit për Procedurë Administrative, si dhe Udhëzimit Administrativ numër 26/2008, neneve7, 8 dhe 16 lidhur me përdorimin, prodhimin, deponimin si dhe tregtimin e materieve piroteknike( fishekzjarrëve, petardëve, raketave dhe mbushjeve tjera shpërthyese), Drejtoria për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim lëshon këtë:

KOMUNIKATË SENSIBILIZUESE

Meqë jemi në prag të festave të fundvitit dhe këto festa shoqërohen me një konsum të

madh të mjeteve piroteknike (fishekzjarrëve, petardëve, raketave dhe mbushjeve tjera
plasëse) të cilat karakter argëtues por edhe janë te rrezikshme, përmes kësaj komunikate
ju informojmë se :

  1. 1. Është e ndaluar shitja e tyre ne ambiente te hapura publike.
    2. Nuk duhet tu shiten personave nën 18 vjet.
    3. Vetëm me praninë e prindërve fëmijët mund te blejnë mjete piroteknike
    4. Mos bleni në treg materiet e tilla që nuk kanë deklaracionin e prejardhjes dhe
    mënyrën e përdorimit në gjuhen shqipe.
    5. Shitja e fishekzjarrëve te kategorisë 1 që kanë efekt krismën është e lejuar nga
    data 19 deri me 26 dhjetor, ndërsa përdorimi nga 26 deri me 2 janar dhe atë
    vetëm nga personat e rritur dhe sipas udhëzimit të përdorimit.
    6. Është e ndaluar përdorimi në vendbanime të dendura, ndërtesa dhe hapësira
    të mbyllura.
    7. Mos bleni produkte piroteknike me afat te skaduar dhe nëse hasni
    lajmëroni vendin ku ndodhen ato. Të tillat janë më tepër të rrezikshme.

Festoni pa armë dhe fishekzjarrë, është e mundur dhe me sigurt.
Mos lejoni që festa të shndërrohet në incident, aksident apo dhe fatkeqësi.