Republika e Kosoves

Istog

Komunikatë

2019/01/22 - 1:07

Gjatë takimit të sotëm të mbajtur në mes të kryetarit të Komunës Haki Rugova, drejtorit të drejtorisë së Arsimit Hajrush Shoshi si dhe drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore të komunës së Istogut u arrit pajtueshmëria që procesi mësimor në komunën e  Istogut duhet të rifilloj qysh nga nesër me 23.01.2019.

Ky qëndrim unanim  është arritur nga të pranishmit në mbledhje,  marrë parasysh interesin e nxënësve në radhë të parë, gjithashtu kryetari Rugova apeloj që mos te politizohet ngritja e pagave nga ana e SBASHK-ut pasi është duke e dëmtuar procesin mësimor në komunën e Istogut.