Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova bashkë me ekipin ndër sektorial për kordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve preventive për parandalimin e COVID-19 mbajtën mbledhjen e radhës

2020/03/16 - 11:41

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka ftuar sot në mbledhje ekipin ndër sektorial për kordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve preventive për parandalimin e COVID-19 për të diskutuar dhe raportuar lidhur me gjendjen aktuale në komunën e Istogut. Para të pranishmëve raportoj drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Mujë Osmanaj, ku tha gjendja aktuale në komunën e Istogut është e qetë dhe stabile, ku kemi disa raste të cilat janë në monitorim nga stafi mjekësore, po ashtu drejtori i QKMF-së në Istog Ymer Vuthaj tha se i tërë ekipi mjekësore është në gjendje gatishmëri 24 orësh, po ashtu janë edhe një numër i madh i vullnetarëve që janë lajmëruar që në rast nevoje do jenë të gatshëm për të ju dal në ndihmë qytetarëve. Deri më tani gjendja në komunën e Istogut është stabile. Po ashtu togeri Ramadan Gashi nga stacioni policor raportoj se të gjitha bizneset, veprimtaria e të cilave është specifikuar në vendimin e qeverisë është duke u respektuar dhe bizneseve të cilave ju është lejuar veprimtaria janë duke operuar si deri më tani. Po ashtu drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Enver Rugova raportoi së është bërë dizenfektimi i objekteve , siç është objekti i komunës së Istogut, objekti i Qendrës për Punë Sociale, Objekti i Zjarrfikësve, Objekti i Stacionit të Autobusëve, ku pritet gjatë ditës së sotme të bëhet dizenfekektimi edhe i objekteve të tjera publike.

Kryetari Rugova po ashtu mori vendim që komuna e Istogut të vazhdoj të punoj më staf të reduktuar, vetëm punëtorët që janë të domosdoshëm për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve janë të obliguar të vazhdojnë punën e tyre.

Kryetari Haki Rugova apeloj që gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm sidomos ata të ardhurit nga jashtë vendi e veçanërisht ata nga Italia, të vet izolohen, se do u shkaktojnë dëm edhe vetës edhe të tjerëve. Ne të gjithë jemi të gatshëm dhe të mobilizuar së bashku, stafin mjekësor dhe policinë, bashkë do ja dalim mbanë tha kryetari Rugova.

Ata të cilët kanë simptoma dhe dyshojnë se janë të infektuar me COVIT-19  le të kontaktojnë  numrin emergjent  038 200 80 800. –