Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me Caritasin Zviceran.

2020/01/27 - 12:44

Kryetari i komunës Haki Rugova,  ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëfinancimit me  Caritasin Zviceran, për projektin ”Prosperiteti i Prodhimtarisë Agrare në Kosovë nga Investimet e Qëndrueshme Rurale” Nga ky projekt do të përfitojnë fermerët e komunës së Istogut  kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore dhe prodhimin e mjaltës. Qëllimi kryesor i projektit është promovimi dhe prodhimi i frutave manore, certifikimi i fermerëve me standarde organike të prodhimit, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve si dhe themelimi i zinxhirit të vlerave prodhuesit. Kostoja e projektit është 60 mijë euro.