Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin AAB

2018/06/06 - 1:35

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova  ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin AAB, ku përmes kësaj marrëveshje pesë vjeçare pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të komunës së Istogut . AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë dy bursa të plota për studentët më të mirë të komunës së Istogut në cilindo nga programet e studimit, duke përjashtuar programet e mjekësisë.