Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës KADC

2019/05/03 - 1:28

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur në takim  menaxherin e organizatës KADC, Arben Lila dhe të rinjtë nga komuna e Istogut.

Takimi i drejtpërdrejtë i të rinjve me kryetarin e komunës dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve në vendimmarrje për politikat mbi rininë dhe sportin ishin temë e diskutimit gjatë këtij takimi.

Kryetari Haki Rugova u premtoj mbështetje të rinjtë edhe në të ardhmen duke theksuar që komuna e Istogut në vazhdimësi ka  përkrahur  të rinjtë në aktivitetet e tyre edukative dhe sportive.