Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në përfaqësuesit e projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH) të përfaqësuar nga Nicu Fota

2020/11/19 - 5:27

 

Kryetari i Komunës, Haki Rugova i shoqëruar nga drejtori i DSHMS, Mujë Osmanaj dhe drejtori i QKMF-së, Ymer Vuthaj, kanë pritur sot  në takim përfaqësuesit e projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”(AQH), të përfaqësuar nga Nicu Fota dhe Dr. Qamile Ramadani. Gjatë takimit u diskutuan pikat e implementimit të projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”(AQH) në Komunën e Istogut e cila është një ndër 8 komunat e përzgjedhura në Kosovë.

 

Ky projekt, i cili është i financuar nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, do të implementohet në vitet 2020-2023 kurse qëllimi i projektit është të përmirësojë shëndetin e popullatës së Komunës së Istogut.

 

Projekti ka për qëllim që të ofrojë shërbime për të moshuarit, të sëmurët kronik, ku  siguron ofrimin e shërbimeve cilësore si dhe përmirëson njohuritë e popullatës për qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor.