Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu

2018/05/10 - 2:18

Kryetari Haki Rugova priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu, qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër i ambasadorit me nevojat dhe shqetësimet  si dhe të arriturat që ka komuna e Istogut.

 

Kryetari Haki Rugova tha se është kënaqësinë që të pres ambasadorin Jan Breaathu me të cilin biseduan rreth zhvillimit të komunës së Istogut, ku  çmoj lartë bashkëpunimin e mirë që ai personalisht dhe komuna e Istogut ka me misionin e OSBE-së në Kosovë.

 

Ndërsa ambasadori i OSBE-së Jan Breaathu, u shpreh se komuna e Istogut është një ndër komunat  që prin me qeverisje të mirë në  nivel lokal, po ashtu ambasadori pati lëvdata edhe për kontributin që kryetari Rugova  është duke e dhënë për procesin e kthimit. Sipas ambasadorit ai duhet të dëgjoj çka ka nevojë komuna, qytetarët dhe kryetari andaj ishte një bisedë shumë e hapur dhe konstruktive me kryetarin, ku shpresoj në këtë bashkëpunim të mirë në mënyrë të vazhdueshme.

 

Kjo vizitë e ambasadori është si vazhdë e vizitave që ambasadori ka filluar ti bëjë nëpër komuna në Kosovë.