Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim deputetin Elbert Krasniqi

2020/03/17 - 12:58

Kryetari i komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim deputetin Elbert Krasniqi, i shoqëruar edhe nga Xhevdet Neziraj, nga radhët e komunitetit egjiptian me të cilin biseduan lidhur me gjendjen aktuale, si dhe mundësinë e bashkëpunimit dhe të përkrahjes së komunitetit egjiptian në komunën ne Istogut. Kryetari Rugova falënderoj deputetin Krasniqi që sot ishe për vizitë si dhe shprehi gatishmërinë e tij për përkrahje të komunitet egjiptian në komunën e Istogut. Përkrahja ime nuk ka munguar asnjëherë për komunitetin egjiptian dhe këtë përkrahje do ta keni gjithmonë nga ana ime tha kryetari Rugova, ndërkaq deputeti Krasniqi falënderoj kryetarin Rugova për mikpritjen dhe tha se ne ju jemi mirënjohës juve si komunë dhe ty si kryetar për mbështetjen e deritanishme që bëni për komunitetin tonë.