Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim Drejtorin e Investimeve të KEDS, Hasan Oz

2020/09/04 - 1:19

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim drejtorin  e investimeve të KEDS, Hasan ku  temë e tamimit ishin investimet aktuale dhe ato që parashihen vitin e ardhshëm  të realziohen nga  KEDS në Komunën e Istogut.

Kryetari, Haki Rugova tha se  komuna e Istogut në vazhdimësi ballafaqohet me kushte të rënda atmosferike, ku si pasojë e kësaj shkaktohen edhe dëme në rrjetin energjetik. Këto investime mundësojnë që furnizimi të jetë stabil dhe kualitativ prandaj si të tilla janë të mirëpritura si për neve si komunë ashtu edhe për qytetarët. KEDS tashmë në komunën tonë ka filluar vendosjen e rrjetit nëntokësorë në disa zona, duke eliminuar rrezikun nga prishjet eventuale, për çka ne si komunë jemi mjaft të kënaqur u shpreh kryetari Rugova.

Ndërkaq,  Hasan Oz tha se “KEDS është duke bërë analiza dhe vizita të vazhdueshme në terren për të parë nga afër rrjetin energjetik. Rrafshin e Dukagjinit, duke përfshirë edhe Istogun, viti i ardhshëm do ta gjej me mega projekte investive.  Tutje ai  shtoj  se KEDS është duke shikuar të gjitha mundësitë që Istogut t’i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik. “Investimet të cilat po planifikojmë për vitin e ardhshëm, do të bëjnë zgjidhje afatgjate në rrjetin energjetik, ku për 30 vitet e ardhshme nuk do të ketë më nevojë të investohet. Këto investime do të mundësojnë rritjen e kapaciteteve furnizuese dhe do të minimizojnë numrin e prishjeve.” – shtoi ai.

Vizita e drejtorit të investimeve të KEDS, Hasan Oz në Istog u përcoll edhe me inspektimin e disa rrugëve të qytetit ku KEDS tashmë ka kryer punimet me rrjet nëntokësor.