Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim drejtorin e ri të zyrës regjionale të OSBE-së në Pejë, Stefano Donati

2018/03/12 - 3:25

Kryetari i komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim Stefano Donatin, drejtorin e   ri të zyrës regjionale të  OSBE në Pejë, me të cilin bisedoj rreth të arriturave të komunës së Istogut si dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të komunës së Istogut dhe misionit të OSBE-së në Kosovë.

 

Kryetari Haki Rugova ka falënderuar Stefano Donati për vizitën që ju bë dhe e cilësoj  lartë bashkëpunimin që ka  komuna e Istogut me  OSBE-së.

Jam i kënaqur me bashkëpunimin që komuna e Istogut ka me OSBE-në dhe shpresoj që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Komuna e Istogut është një komunë e qetë ku jetojnë të gjitha komunitetet dhe ne si komunë jemi duke punuar në vazhdimësi për integrimin e komuniteteve pakicë tha ndër të tjera kryetari Haki Rugova.

 

Ndërkaq, drejtori i  ri i zyrës regjionale të OSBE në Pejë, Stefano Donati ka falënderuar kryetarin Rugova për pritjen që ju bë, duke vlerësuar bashkëpunimin që misioni i OSBE-së, zyra regjionale e Pejës ka me komunën e Istogut dhe shpreson që ky bashkëpunim i mirë i ndërsjellë të vazhdojë edhe më tutje.