Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi

2020/05/07 - 9:33

 

Kryetari Haki Rugova ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi me të cilin biseduan lidhur me gjendjen aktuale të komunës së Istogut me Covid 19 si dhe angazhimin e Shtabit Emergjent Komunal, ku kryetari Rugova njoftoi Drejtorin e AKK-së për situatën në komunën e Istogut rreth COVID 19 dhe përgjithësisht  punën dhe angazhimin e Shtabit Komunal për Emergjenca.

Në anën tjetër Drejtori Ibrahimi njoftoi kryetarin Rugova për aktivitetet e AKK-së në përkrahje komunave sa i përket koordinimit me nivelin qendror dhe fillimit të implementimit të Pakos Emergjente Fiskale për komuna.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e komunës së Istogut në luftë ndaj  pandemisë Covid 19, po ashtu dhe kryetari Rugova vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës në këtë kohë pandemie.