Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim KFOR-in RC – W, CIMIC Cell si dhe përfaqësuesin e UNHCR-së.

2020/08/28 - 2:28

Kryetari i komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim, komandën e KFOR-it  CIMIC Cell si dhe përfaqësuesin e UNHCR-së.  Qëllimi i takimit ishte realizmi i një projekti të përbashkët për  integrimin  e  komuniteteve jo shumicë në jetën shoqërore. Projekti do jetë socio ekonomik, që gjeneron punësim ku qëllimi parësor do jetë integrimi i të rinjve dhe grave të komunitetit. .

Komuna e Istogut do jetë bartëse  e projektit , me mbështetje të KFOR-it dhe UNHCR-së.  UNHCR-ja  është e gatshme ti përkrah projektet që kanë të bëjnë me komunitet jo shumicë për ti integruar në komunitet në komunën e Istogut.