Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim kik-boksierët Dardan dhe Hekuran Avdylaj

2018/08/07 - 2:14

Kryetari i komunës Haki Rugova më bashkëpunëtor ka pritur sot në takim kik-boksierët Dardan dhe Hekuran Avdylaj të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri.

Gjatë këtij takimi kik-boksierët njoftuan kryetarin Rugova me të arriturat e tyre gjatë kësaj periudhe si dhe  me synimet që ata kanë për të ardhmen.

Vëllezërit Avdylaj njoftuan se ata janë kampion në kik-boks në kategorinë e mesme dhe të rëndë në Austri si dhe synim i tyre është shpallja kampion evropian dhe  botëror.

Kryetari Rugova falënderoi për vizitën kik-boksierët si dhe u uroj atyre për sukseset e arritura deri më tani dhe u uroj suksese të reja më vazhdimësi. Po ashtu kryetari  Rugova shprehi gatishmërinë  e tij për përkrahjen e tyre në të ardhmen.

Duke pas parasysh interesimin e këtij sporti në Kosovë gjatë takimit u diskutua edhe për mundësin e mbajtjes së një turniri të kik-boksit edhe në Istog.