Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim Kolonel Francesco MAIORIELLO Komandant i Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it dhe i kontingjentit italian në Kosovë

2021/05/11 - 11:50

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim Kolonel Francesco MAIORIELLO, komandant i komandës regjionale Perëndim të KFOR-it dhe i kontingjentit italian në Kosovë, me të cilin bashkëbiseduan për rrjedhën e punëve në komunën e Istogut si dhe  bashkëpunimin e mire dhe të ndërsjellë me KFOR-in italian.

Kryetari Rugova falënderoj kolonelin Maiorello për vizitën që ju bë dhe u shpreh falënderues për bashkëpunimin e mirë si dhe përkrahjen e vazhdueshme ka nga KFOR-i italian, duke shpresuar që ky bashkëpunim i mirë të vazhdoj edhe në të ardhmen.

 

Koloneli Francesco Maiorello, shprehi falënderimit e tij për pritjen dhe u shpreh i knaqur  me  punën  e kryetarit Rugova në komunën e Istogut ai po ashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen.