Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti në takim Ministrin Agim Veliu dhe Ministrin Arban Abrashi

2020/08/06 - 2:55

Kryetari i komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim, Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Agim Veliu si dhe Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashi, me të cilët diskutuan për situatën e përgjithshme në menaxhimin e pandemisë dhe për masat e ndërmarra për tejkalimin e kësaj situate mjaft të vështirë dhe të ndjeshme për vendin tonë,  po ashtu u bisedua  në lidhje me funksionalizimin e Ligjit mbi Zyrtarët Publik dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.

Kryetari Haki Rugova, tha se sot pati nderin dhe kënaqësinë ti pres dy ministrat Agim Veliu dhe Arban Abrashi, me të cilët biseduan për problemet dhe gjendjen e pandemisë dhe për angazhimin e përbashkët në kuadër të shtabeve për emergjenca dhe shtabeve tjera në nivelet qendrore dhe lokale në mënyrë që sa më shpejt të kalohet kjo pandemi. Ndërsa me Ministrin e Infrastrukturës biseduan lidhur me projektet e përbashkëta infrastrukturore që ka komuna e Istogut me këtë Ministri. Kryetari Rugova tha se me Ministrinë e Infrastrukturës kanë disa marrëveshje të shkruara për punë të përbashkëta në infrastrukturë të komunës së Istogut dhe janë disa projekte tjera që do të fillojnë së shpejti të cilat janë të planifikuara në këtë buxhet dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm si projekte më afatgjate.

Me këtë rast, Ministri Veliu falënderoj kryetarin Rugova për pritjen dhe e njoftoi se pas aktivizimit të planit kombëtar  të reagimit është duke i vizituar komunat dhe se për herë të parë është në komunën e Istogut për të parë se si po zbatohen masat sa i përket pandemisë. Ai tha se është i kënaqur me atë që dëgjoj nga kryetari dhe me numrin e të infektuarave  që ende po mbahet në kontrolle në komunën e Istogut por edhe me masat që komuna bashkërisht me Inspeksionin dhe Policinë po i ndërmarrin në zbatim të masave ndaj Covid 19.

Ministri Veliu tha po ashtu diskutuan edhe çështjet që lidhen me Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi Administrata Publike tani është në kuadër të saj dhe si pasojë e pakos së ligjeve të Administratës Publike disa çështje kanë mbet ende të parregulluara sepse pakoja e ligjeve ka qenë në verifikim në Gjykatën Kushtetuese dhe pas vendimit ne po punojnë që ato ligje që janë në fuqi ti plotësojmë me akte tjera nënligjore në mënyre që ta definojmë çështjen e funksionimit të Administratës Publike dhe çështjes së pranimit të punëtorëve të rinj që është brengë kryesore e komunave. Temë tjetër e diskutuar është funksionimi i brigadës së Zjarrfikësve sepse është lidhje mes Agjensionit të Emergjencave dhe Komunave. Ministri Agim Veliu u shpreh se  me kryetarin Rugova ishin dakord që të punojnë në kompletimin sa më të madh të këtyre njësive që kemi në teren dhe normalizimit të pajisjeve që këto brigada i kanë në teren.  Ai u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e mekanizmave të komunës me Policinë e Kosovës sa i takon zbatimit të masave që janë të rekomanduara nga IKSHPK sa i takon çështjes së pandemisë .

Ndërkaq Arban Abrashi, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës tha se sot  me kryetarin Rugova diskutuan  lidhur me çështjet e projekteve infrastrukturore përfshirë ndërtimin rrugëve të qytetet dhe në disa fshatra si dhe për projektet më afat gjata që fuqizojnë Istogun në ketë pjesë të Kosovës që rrit zhvillimin ekonomik dhe punësimin . Ai tha se dy projektet  më madhore të cilat u diskutuan sot njërin që do e fillojmë shumë shpejt brenda javësh do nënshkruajnë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit do jetë rruga e cila do lidh Istogun me bjeshkët e Moknës e cila shumë shpejt do filloj të ndërtohet. Projekti tjetër për të cilin është diskutuar është koncept idea e lidhjes më të shpejt të Istogut me autostradën e cila do të filloj të ndërtohet Prishtinë – Pejë, me Gjakovë dhe Autostradën Ibrahim Rugova.Ne mendojnë që të fillojmë me koncept idenë për zgjerimin e rrugës Istog –Gurrakoc- Gurrakoc – Klinë dhe pastaj tutje në dy autostradat Pejë – Prishtinë dhe autoudhën deri në Gajkovë.  Ministri Abrashi po ashtu tha se do fillojnë punimet në qendër të Istogut dhe ne zotohemi të ndajmë më shumë buxhet për sheshin dhe rrugët përcjellësve rreth sheshit por edhe në disa asfaltime në Cerrc, Tomoc dhe fshatra tjera të cilat do të fillojnë së ndërtuari javët në vijim .

Gjatë kësaj vizite Kryetari Rugova së bashku me dy Ministrat Veliu dhe Abrashi vizituan edhe stacionin policor në Istog