Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti sot në takim Kolonelin e KFOR-it, atë të JRD-W , Cengiz Bahadir Özgür

2019/03/14 - 2:42

Kryetari i Komunës Haki Rugova priti në takim Kolonelin e KFOR-it, atë të JRD-W, Cengiz Bahadir Özgür, me të cilin biseduan për bashkëpunimet në mes të KFOR-it dhe Komunës së Istogut, po ashtu biseduan edhe për çështjet politike të sigurisë dhe projekte të ndryshme.

Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe bashkëpunimet që janë bërë dhe ato të cilat do të bëhen më tutje.

Kryetari Rugova në fund të takimit falënderoj për vizitën  dhe bashkëpunimin Kolonelin Cengiz Bahadir Özgür.