Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova priti sot Zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj

2020/05/08 - 12:02

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram  Gecaj, ku temë e takimit ishte informimi  rreth  menaxhimit  të  gjendjes së pandemisë në Komunën e Istogut.

Me këtë rast, zëvendësministri  Gecaj u njoftua nga Kryetari Rugova  për angazhimin  që është  duke e bërë komuna e Istogut në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, si dhe masat që kanë ndërmarrë komuna për menaxhimin e situatës me qëllim të parandalim të përhapjes së këtij virusi.

Kryetari Rugova njoftoj zëvendësministrin Gecaj për masat që janë ndërmarrë dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet komuna e Istogut në periudhën e pandemisë COVID-19 si dhe  për angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët të  gjitha institucioneve lokale siç janë Shtabi Emergjent, Komuna, QKMF-ja  dhe Stacioni i Policisë në Istog.

Gjithashtu, në takim u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit të nivelit komunal me atë qendror, me qëllim të bashkërendimit të nevojave për parandalim të kësaj pandemie.

Zëvendësministri Gecaj u zotua se do ta përkrahë në të gjitha mënyrat  komunën e Istogut  dhe kryetarin Rugova  me qëllim të tejkalimit sa më shpejtë të kësaj situate.