Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova, shpalos punën e organeve komunale për vitin 2018

2018/12/24 - 3:34

Kryesuar nga Kryetari i Komunës Haki Rugova, sot në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur tubimi i dytë me qytetarë për shpalosjen e punës dhe aktiviteteve të organeve komunale për vitin 2018. Fillimisht, kryetari Rugova ka përshëndetur dhe ka falënderuar qytetarët e pranishëm,duke i njoftuar kështu rreth projekteve që janë realizuar gjatë vitit 2018 por edhe për të diskutuar dhe dëgjuar propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve të pranishëm, për të kuptuar nevojat dhe kërkesat e tyre.

Në këtë periudhë njëvjeçare, të gjitha drejtoratet kanë zhvilluar një punë intensive në kuadër të përgjegjësive të tyre me qëllim të realizimit të planeve të tyre të punës dhe realizimit të obligimeve të rregullta ndaj qytetarëve dhe jam i kënaqur më punët e kryera deri me tani.  Buxheti i komunës së Istogut për vitin  2018 ka qenë  sivjet buxhetin për vitin  2018  e kemi pasur  në lartësi prej 10,529.891.64 prej të cilës shumë 9,016,861.02 € janë grande, 1,180,915.00€ të hyra vetanake dhe 307,748.41 € mjete të bartura nga viti i kaluar dhe donacione. Deri më tani janë shpenzuar  75.42% % të mjeteve nga plani i buxhetit të cekur  tha ndër të tjera Kryetari Rugova.

Po ashtu të pranishmit janë njoftuar për projektet e realizuara në të gjitha fushat  por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Istogut në realizmin e tyre.

Nga ana e qytetarëve u ngritën kërkesa që kryesisht  kishin të bënin me infrastrukturë rrugore, cilësinë në sferën e arsimit, shëndetësi si dhe kërkesa tjera në të cilat kryetari Rugova i njoftoj se do punohet në mënyrë intensive që të kalohen këto probleme.

Komuna e Istogut i falënderon të gjithë të pranishmit në këtë debat, pasi që me vërejtjet, sugjerimet, si dhe kërkesat e tyre ndihmojnë që bashkë të përmirësojnë jetesën  në Istog.