Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova uron një vit të mbarë shkollor

2020/09/14 - 11:21

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka vizituar sot shkollat e komunës së Istogut me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku me ketë rast  uroj   nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, për një fillim të mbarë të vitit  të ri shkollor.

Kryetari Rugova  u shpreh shumë i kënaqur me përgatitjet që janë bërë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Stafi Arsimor dhe DKA-ja ka bërë një punë të shkëlqyer me gjitha përgatitjet  që janë bërë sipas udhëzuesve, protokolleve dhe manualeve zyrtare të hartuara nga MASH, MSH, IKSHPK. Ai pati lutje  për të gjithë që t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve komunale dhe rekomandimeve të  IKSHPK-së për respektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19. Është e domosdoshme që të respektohet distanca, të barten maskat dhe të jetë kontakti i vazhdueshëm mes prindërve dhe mësimdhënësve për gjendjen e fëmijëve në aspektin shëndetësor. Bashkë do ja dalim edhe kësaj sfide” u shpreh Kryetari Haki Rugova.