Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Haki Rugova vizitoj zyrtarët e gjendjes civile në objekt të ri

2018/11/26 - 4:43

Kryetari Haki Rugova, sot gjatë ditës vizitoj zyrtarët e gjendjes civile në zyrat në reja në objektin e Agjensionit të Regjistrimit Civil në komunën e Istogut ku nga java e kaluar këta zyrtarë nga objekti komunal janë vendosur me punë tek objekti i ri . Kalimi i zyrtarëve të gjendjes civile është realizuar nga Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjensionit të regjistrimit të Gjendjes Civile dhe Komunës së Istogut.