Në fjalimin e tij për nder të kësaj ditë, në sallën e kuvendit, kryetari Ferati tha se 20 Qershori është dhe do të mbetet ditë e shenjtë dhe pikënisje e një fryme të re të lirisë për Istogun.
Në fjalimin e tij pranë pjesëmarrësve të kësaj ceremonie solemne, kujtoj flijimet e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë, të cilëve ju jemi falënderues për jetë e mot, që vunë themelet e demokracisë në vendin tonë. Kryetari Ferati respektoj dhe nderoj edhe kontributin e gjeneratave të tëra me intelektualë, e qytetarë, që secili në mënyrën e tyre, ka kontribuar në lirinë dhe shtetëndërtim e Kosovës.