Republika e Kosoves

Istog

Kryetari i komunës Haki Rugova ka pritur në takim përfaqësuesit e USAID-it

2018/09/12 - 2:47

Kryetari i komunës Haki Rugova dhe  kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj  kanë  pritur sot në takim përfaqësuesit e USAID-it me të cilët bisedoi rreth realizimit të projektit Lego projekt ky i cili financohet nga USAID-i. Projekti Lego i cili do të realizohet nga USAID-i parasheh avancimin e administratës komunale dhe ngritjen e kapaciteteve të strukturave në vendimmarrje.

Kryetari Haki Rugova duke i falënderuar për vizitën dhe ka çmuar lartë bashkëpunimin që komuna e Istogut ka pasur nder vite USAID-in si dhe shpreson që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ndërkaq përfaqësues nga USAID-i u shprehen se komuna e Istogut është një ndër komunat më bashkëpunuese dhe model për komunat e tjera në realizimin e shumë projekteve që janë zhvilluar gjatë këtyre viteve.

Komuna e Istogut është njëra nder 14 komunat përfituese të këtij projekti.