Republika e Kosoves

Istog

Kryetari i Komunës Haki Rugova priti në takim deputetin Elbert Krasniqi

2020/09/03 - 1:40

 

Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur  sot në takim deputetin e Parlamentit të Kosovës, Elbert Krasniqi. Temë e takimit ishte gjendja aktuale e banorëve në objektin e  ish burgut në Gurrakoc.  Me theks të veçantë është biseduar për mundësitë e komunës së Istogut për gjetjen e zgjidhjes së banimit për banorët të cilët aktualisht jetojnë në këtë ndërtesë dhe për nevojën e koordinimit të komunës së Istogut me komunën e Klinës dhe me Qeverinë e Kosovës lidhur me këtë çështje.

Ndërtesa e ish burgut në Gurrakoc, e cila për një periudhë të caktuar ka shërbyer si strehimore për të pa strehët, për shumë vite, në mënyrë ilegale, banojnë rreth nëntë familje të komunës së Istogut, Klinës dhe Skenderajt. Kjo ndërtesë nuk i plotëson kushtet për banim dhe është rrezik i përhershëm banimi në këtë ndërtesë, prandaj komuna e Istogut shumë shpejt do të rrënoj këtë objekt duke gjetur zgjidhje paraprake për banorët e strehuar këtu.