Republika e Kosoves

Istog

Kryetari i komunës Haki Rugova, shpalos aktivitetet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2018

2018/07/16 - 1:12

Kryesuar nga kryetari i komunës Haki Rugova, sot në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur tubimi publik me qytetarë për  shpalosjen e aktiviteteve që komuna ka ndërmarrë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018. Fillimisht, kryetari Rugova ka përshëndetur dhe ka falënderuar qytetarë të cilët kishin ardhur për të dëgjuar se çfarë është bërë në këtë gjysmë vit por edhe për të ndarë së bashku hallet dhe brengat e qytetarëve. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar dhe janë në realizim e sipër shumë projekte të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Istogut dhe unë duke paraqitur këtë njoftim të shkurtër, mbi punën e organeve komunale dhe rezultateve të arritura, nuk kam për qëllim që të mohoj edhe disa lëshime gjatë punës të cilat shpresojmë se gjatë periudhës së ardhshme do të eliminohen , tha Kryetari Rugova.

 

Po ashtu të pranishmit janë njoftuar për projektet e realizuara në të gjitha fushat  por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Istogut.

 

Nga ana e qytetarëve u ngritën çështje që kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturë rrugore,ujësjellës, kanalizim, si dhe kërkesa tjera në të cilat kryetari Rugova ka dhënë përgjigje. Komuna e Istogut i falënderon të gjithë të pranishmit në këtë debat, pasi që me vërejtjet, sugjerimet, si dhe kërkesat e tyre për përmirësimin e jetës në Istog,  bashkërisht kontribuohet në zhvillimin e qytetit, rritjen e cilësisë së jetës.