Republika e Kosoves

Istog

   Kryetari i Komunës Haki Rugova uron qytetarët për Festën e Vitit të Ri

2019/12/31 - 10:31

Kryetari i Komunës së Istogut,  Haki Rugova, me rastin e festës së Vitit të Ri 2020, uron të gjithë qytetarët e komunës së Istogut për  një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

“Në emrin tim dhe të bashkëpunëtorëve të mijë të gjithë qytetarëve u urojmë Vitin e Ri 2020  me shpresë që  ky vit i ri të jetë i mbarë,  vit i gëzimit dhe shëndetit të  mirë . Qoftë një vit i mirëqenies në familjet tuaja dhe i mbarësisë në punë e shoqëri ” uron kryetarit i komunës Haki Rugova.