Republika e Kosoves

Istog

Kryetari i Komunës Ilir Ferati priti në takim Drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”, z.Islam Cakaj

2022/08/04 - 6:15

Kryetari i Komunës Ilir Ferati, priti sot në zyrën tij, Drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”, z.Islam Cakaj.
Me z. Cakaj diskutuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit (MB), që në fokus ka përcaktimin e vijës bashkëpunuese në mes të dy palëve, në kuadër të sektorit social, ekonomik, kulturor, shëndetësor dhe sektorëve të tjerë që mund të zhvillohen ndërmjet SH.E.K.Q.K dhe Komunës së Istogut.
Në fund, Kryetari Ferati e falënderoj Drejtorin Cakaj për besueshmërinë dhe gatishmërinë përgjatë projekteve që synohen të realizohen në kuadër të këtij bashkëpunimi.