Republika e Kosoves

Istog

Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati, priti sot në takim Don Lush Sopin, dhe Don Alfred Sokolin

2021/12/21 - 11:37

Kryetari Ferati priti në takim Don Lush Sopin, ish Famullitarin e Kishës Katolike Shqiptare në Zllakuqan, tash Famullitar në Bishtazhin Gjakovë dhe Dekan në Dekanatin e Regjionit të Dukagjinit dhe Don Alfred Sokolin, Famullitar në Kishën Katolike Shqiptare në Zllakuqan-Gurakoc.
Ata e uruan Kryetarin për marrjen e përgjegjsive të reja, në krye të ekzekutivit të Istogut, duke vlerësuar lartë vullnetin dhe energjinë që po e dëshmon z.Ferati.
Kryetari vlerësoj kontributin e tyre në të gjitha etapat e Historisë, poashtu vlerësoj lartë teloracën ndërfetare në Kosovë, ndër të tjera Kryetari Ilir Ferati u tregua i hapur për bashkpunim të gjithëanshëm, në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave njerëzore në Kosovë.