Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Istog

Kryetari i Komunës z. Ilir Ferati, mbajti mbledhjen e radhës me Shtabin Emergjent

2022/11/22 - 4:01

Kryetari Ferati bashkë me Shtabin Emergjent u dakorduan që puna për sanimin e dëmeve dhe për pastrim të vazhdoj me intensitet të lartë deri në rikthim të gjendjes normale dhe komisionet e themeluara të dalin vazhdimisht në teren që të bëjnë vlerësimin e dëmeve materiale e bujqësore tek qytetarët tanë.
Në takim është diskutuar edhe për shqetësimet që qytetarët i kanë për gjendjen aktuale në Komunën e Istogut e veçanërisht zonat e prekura nga vërshimet.
Në fund u konstatua se gjendja aktuale është stabile dhe menagjueshme.