Republika e Kosoves

Istog

Kryetari i Komunës, z.Ilir Ferati priti sot në zyrën e tij z. Bekim Shoshi, Kryetar i Lions Internacional – Club Peja

2023/03/10 - 10:44

Kryetari Ferati dhe z. Shoshi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, për projektin “Mbështetje për fëmijët me dëmtime në të parë në procesin edukativo arsimor.”
Ky bashkëpunim ka për qëllim final që të përfitojnë nxënësit nëpër shkolla, në mënyrë që atyre t’u krijohen kushte më të mira për të ndjekur procesin mësimor.
Poashtu Marrëveshje Bashkëpunimi u nënshkrua edhe për programin “Lions Quest” më të cilin Komuna e Istogut është e angazhuar të ndërmarrë veprime që çojnë drejt zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim duke organizuar trajnime të avancuara dhe duke ofruar përkrahje të vazhdueshme për të gjitha shkollat e Komunës së Istogut.