Republika e Kosoves

Istog

Kryetari i Komunës z. Ilir Ferati së bashku me pjesëtarë të kabinetit priti sot Ambasadorin i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqesinë e Tij: Hristo Gudjev.

2023/12/07 - 2:59

Kryetari i Komunës z. Ilir Ferati së bashku me pjesëtarë të kabinetit priti sot Ambasadorin i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqesinë e Tij: Hristo Gudjev.
Qëllimi i vizitës ishte përfundimi i suksesshëm i projektit: Modernizimi i tre laboratorëve mësimorë me pajisje dhe makineri në IAAP “Mithat Frasheri”, Gurrakoc, Istog, Projekt ky i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë përmes Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës.
Kryetari Ferati e falënderoi Ambasadorin Gudjev dhe shtetin bullgarë për mbështetjen e ofruar dhe kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai theksoi se Komuna e Istogut planifikon që t’i realizojë edhe disa projekte të përbashkëta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Istog dhe se shpreson në mbështetjen e institucioneve të shtetit mik të Bullgarisë.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe Drejtori i Arsimit në Komunën e Istogut z. Naim Behlulaj, zv. Drejtori i IAAP “Mithat Frasheri”, Gurrakoc z. Januz Ahmetaj, konsulli i ambasadës, z. Milen Hristov dhe Driton Berisha – Udhëheqës i projektit nga organizata zbatuese ETRI.