Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Ilir Ferati priti në zyren e tij, z.Bislim Zogaj, Drejtor i Agjensionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës

2022/08/04 - 7:30

Sot gjatë ditës, Kryetari i Komunës z.Ilir Ferati priti në zyren e tij, z.Bislim Zogaj, Drejtor i Agjensionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Kryetari Ferati e njoftoj z. Zogaj për gjendjen e komplekseve, memorialeve, lapidarëve në Komunën e Istogut.
“Bashkarisht u dakorduam për inicimin e projekteve me interes të përbashkët dhe mirëmbajtjen e kompleksit memorial, Dr. Ibrahim Rugova dhe lapidarëve të dëshmorëve, në përgjithësi në Komunën tonë” tha Kryetari Ferati.
Në ketë takim u bisedua edhe rreth investimeve që do të bëhen në këto komplekse kulturore, që vizitohen çdo ditë nga qytetarë të shumtë.