Republika e Kosoves

Istog

Kryetari Ilir Ferati priti sot kreun e FHK-së z. Eugen Saraçini

2022/09/21 - 9:34

Kryetari Komunës Ilir Ferati priti sot gjatë ditës në zyrën e tij Kryetarin e FHK-së, Eugen Saraçini, Izet Gjinofci sekretar gjeneral, Edi Kolgeci anëtar i bordit, dhe trajnerin e KHF “Istogut”, Faruk Shalën. Me këtë rast Kryetari Ferati i uroj mirë se ardhje dhe e përgëzoi kryetarin Saraçini dhe stafin për kujdesin që po i japin Hendbollit në përgjithësi e sidomos atij të Istogut.
Në këtë takim u diskutua rreth parapërgatitjeve të eventeve sportive të Hendbollit që priten të mbahen në Komunën e Istogut, saktësisht Kryetari u njoftua për organizimin e dy ndeshjeve kualifikuese për kampionat botëror të kombëtares se Kosovës në Hendboll për Femra të cilat Kombëtarja e Kosovës do ti zhvillojë kundër Ishujve Faroe në nëntor të këtij viti në Palestrën e Qytetit në Istog.
Kryetari Ferati falënderoj për vizitën delegacionin e Federatës së Hendbollit të Femrave dhe premtoj se Hendbolli dhe Sporti në përgjithësi do të ketë përkrahje të madhe nga ne duke u nisur nga tash që është bërë edhe ngritja e buxhetit për Kulturë, Rini dhe Sport ne 100%